Sport

Përleshja tifozë dhe lojtarë, vijnë vendimet e para për Nice-Marseille

24 Gusht 2021, 15:05 Nga DOSJA
Përleshja tifozë dhe lojtarë, vijnë vendimet e para për

FRANCË-Duhej të ishte një mbrëmje festive, me një atmosferë të ndezur nga tifozëria,por në fund sfida mes Nice dhe Marseille rezultoi një turp për futbollin, me skenat e paimagjinueshme që ndodhën në fushë. Megjithatë vendimet e para kanë ardhur pas luftës së madhe.

Prefektura e Nice duke parashikuar gjykimet e autoriteteve sportive, mbylli tribunën e jugut të stadiumit të Nice për katër ndeshjet e ardhshme, pas hedhjes së objekteve, gjithashtu vendosi të instalojë një rrjetë para tribunës për të parandaluar hedhjen e objekteve.

Prefektura më pas konfirmoi se të gjithë përgjegjësit për aktet e dhunës do të ndalohen për të hyrë në stadium, sapo të identifikohen nga policia. Një 28-vjeçar i dyshuar për rrahjen e një lojtari të Marsejës u ndalua nga forcat e rendit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ligue 1 marseille nice ligue 1 marseille nice

Sondazh

Poll

Sport 24 Gusht 2021, 14:01

ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërori...

Sport 24 Gusht 2021, 10:46

Andi Lila bie në grackë e Ornelës…

TIRANE – Periudha dixhitale ka bërë të mundur të shohim e mësojmë shumë nga çfarë ndodh kudo në botë.Mes videove lojërave dhe gjithçkaje që ...