Sport

“Grabitja ka filluar”/ I mohuan golin në minutat e fundit, motra i del në mbrotje Ronaldos: Po të kishte qenë

24 Gusht 2021, 15:33 Nga DOSJA
“Grabitja ka filluar”/ I mohuan golin në minutat e fundit,

ITALI-Fillimisht e nisi ndeshjen nga stoli, pastaj goli i anuluar: një fillim për tu harruar në kampionat për Ronaldon. Goli i pavlefshëm nga VAR për një milimetër jashtë loje (shpatulla e majtë e CR7 ishte përpara mbrojtësit të Udineses), i mohoi skuadrës së Allegrit fitoren e parë të sezonit. Vendimi i VAR shkaktoi shumë diskutime në internet, duke ndezur reagimin e tifozëve të Juventusit.

Polemika erdhi edhe nga familja e Ronaldos. Elma, motra më e madhe e sulmuesit të Juves, mendoi për këtë. Madje, ajo ka shpërthyer ndaj vendimit për ta anuluar golin me kokë të Ronaldos kundër Udineses. Motra e Cristiano postoi një fotografi të vendimit për pozicion jashtë loje në “Instagram Stories” dhe shkroi: “Po të kishit në shqyrtim shpatullën time, do të thonit brenda. Ju duhet të zëvendësoni madhësinë e madhe me të mesme”. Më tej, ajo shtoi dhe akuzoi: “Grabitja filloi”, ishte postimi i saj.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus ronaldo juventus ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 24 Gusht 2021, 14:01

ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërori...