Sport

Franck Kessie, çështja e rinovimit vazhdon të mbajë pezull Milanin, Maldini ka gati zëvendësuesin

24 Gusht 2021, 18:27 Nga DOSJA
Franck Kessie, çështja e rinovimit vazhdon të mbajë pezull

MILANO-Rinovimi i Kessie mbetet një nga situatat më intriguese që duhet sqaruar në merkaton e verës. Milan po vazhdon të negociojë për rinovimin e Franck Kessie, por disa oferta të mëdha kanë ardhur nga Anglia.Sipas asaj që raportohet nga Tuttosport (nëpërmjet MilanNews), klubi kuqezi nuk ka ndërmend të përsërisë atë që ndodhi me Hakan Calhanoglu dhe Gianluigi Donnarumma, lojtarë që u larguan falas.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka kërkuar 6.5 milionë euro neto në vit për të rinovuar, por Milan ka ofruar 5 milionë euro, duket që ka ende distancë mes palëve dhe do të ketë nevojë për një ofertë tjetër që lojtari të rinovojë.

George Atangana, agjenti i Kessie ka marrë oferta nga dy ekipe të Premier League. Njëra është pothuajse e sigurtë se është Tottenham, të cilët kanë qenë pas Kessie për javë të tëra dhe kanë gati një marrëveshje prej 8 milionë eurosh në vit.Sakaq, nëse Kessie shitet, Milani, sipas medieve të ndryshme dhe sidomos rrjeteve sociale, duket se ka zgjedhur pasuesin e tij: Renato Sanches nga Lille.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kessie milan kessie milan

Sondazh

Poll