Sport

Juventus duket i “mallkuar” nga dëmtimet, Allegri humbet fantazi në mesfushë. Locatelli gati të debutojë këtë

24 Gusht 2021, 18:48 Nga DOSJA
Juventus duket i “mallkuar” nga dëmtimet, Allegri humbet

ITALI-Pasi humbi Kajo Jorge për një periudhë të pacaktuar, Massimiliano Allegri detyrohet të mos llogarisë edhe Aaron Ramsey. Mesfushori uellsian, mbi të cilin trajneri po punonte intensivisht për ta përshtatur atë në rolin e fantazistit, pësoi një dëmtim të shkallës së ulët të adduktorit në kofshën e djathtë.

Uellsiani ndjeu dhimbje në fund të ndeshjes kundër Udineses dhe iu nënshtrua testeve diagnostikuese këtë mëngjes në J Medical. Në dhjetë ditë do të rivlerësohet dhe koha e riaftësimit.

Një ndalesë, ajo e uellsianit, e cila i hap rrugën të parit si titullar Manuel Locatelli, i cili sipas të gjitha gjasave do të bëjë debutimin e tij nga minuta e parë kundër Empolit përkrah Bentancur ose si me tre lojtarë në mesfushë së bashku me ‘uruguaianin dhe me McKennie.Në fakt, Arthur do të jetë akoma jashtë për të paktën dy muaj, ndërsa Rabiot do të jetë në dispozicion vetëm pas ndeshjeve të përfaqësueseve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport allegri juventus ramsey allegri juventus ramsey

Sondazh

Poll