Sport

UEFA nderon me çmimin e Presidentit, Kjaer dhe stafin mjekësor danez

24 Gusht 2021, 15:23 Nga DOSJA

ZVICER – Mjekët që shpëtuan jetën e Christian Eriksen në “Euro 2020” dhe kapiteni i kombëtares daneze, Simon Kjær, nderohen me çmimin e “Presidentit UEFA 2021”,- ka njoftuar sot UEFA në një shënim të saj.

“Çmimi i Presidentit UEFA” për vitin 2021 shkon për të gjithë njerëzit, që shpëtuan jetën e Eriksen, i cili pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së “Euro 2020” midis Danimarkës dhe Finlandës, të luajtur në stadiumin “Parken” të Kopenhagenit, më 12 qershor.

Falë shpejtësisë dhe përvojës së stafit mjekësor, Cristian Eriksen u ringjall në fushë dhe sot është në rrugën e shërimit. Çmimi i shkon gjithashtu Simon Kjær për shpejtësinë e tij në ndihmën e shokut dhe për udhëheqjen e tij të ekipit danez.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “presidentit uefa 2021” christian eriksen euro 2020 simon kjaer “presidentit uefa 2021” christian eriksen euro 2020 simon kjaer

Sondazh

Poll

Sport 24 Gusht 2021, 14:01

ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërori...

Sport 24 Gusht 2021, 10:46

Andi Lila bie në grackë e Ornelës…

TIRANE – Periudha dixhitale ka bërë të mundur të shohim e mësojmë shumë nga çfarë ndodh kudo në botë.Mes videove lojërave dhe gjithçkaje që ...