Sport

Liverpool dhe Manchester City, frikë nga Covid: nuk duan t’i lënë lojtarët të shkojnë në Amerikën e Jugut dhe Afri

24 Gusht 2021, 14:59 Nga DOSJA

ANGLI – Dje, Liverpool njoftoi refuzimin e tyre për të lënë Mohamed Salah të largohej për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës në Egjipt, për shkak të kufizimeve të Covid-19.

Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah do të kërkohet që të karantinohet kur të kthehet nga Kajro dhe të humbasë dy ndeshje të Premier League. Federata Egjiptiane tha se “vazhdon kontaktet me FIFA për të përjashtuar lojtarët e kombëtareve nga kufizimet e vendosura ndaj tyre në vendet për shkak të koronavirusit”.

Problemi ndihet thellësisht nga klubet angleze, nuk është rastësi që edhe Manchester City është pajtuar me vendimin e “The Reds”, që kërkojnë ndihmë ligjore nga ECA (shoqata e klubeve evropiane), sepse FIFA mund të sanksionojë klubet, që nuk do të lejojnë lojtarët e tyre të largohen për ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022”.

Argjentina dhe Brazili janë gjithashtu në listën e kuqe të Britanisë së Madhe, prandaj Alisson, Fabinho dhe Firmino (Liverpool), Ederson dhe Gabriel Jesus (Manchester City), Thiago Silva (Chelsea), Fred (Manchester United), Richarlison (Everton), Raphinha (Leeds), rrezikojnë të mos lirohet nga klubet e tyre përkatëse.

Zgjidhja e vetme do të ishte ndërhyrja e FIFA-s, që në kontakt me vende të ndryshme, të përjashtonte lojtarët nga karantina, pak a shumë si ajo që ndodhi në “Euro 2020”, për shkak të numrit të madh të kontrolleve që u janë nënshtruar futbollistëve në klubet e tyre.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport alisson britanisë eca (shoqata e klubeve evropiane) ederson dhe gabriel jesus (manchester city) egjipt fabinho dhe firmino (liverpool) federata egjiptiane fifa kufizimeve të covid-19 manchester city mohamed salah thiago silva alisson britanisë eca (shoqata e klubeve evropiane) ederson dhe gabriel jesus (manchester city) egjipt fabinho dhe firmino (liverpool) federata egjiptiane fifa kufizimeve të covid-19 manchester city mohamed salah thiago silva

Sondazh

Poll

Sport 24 Gusht 2021, 14:01

ANGLI – Premier League kërkon të mbyllë dyert për futbollistët, të cilët janë të ftuar nga kombëtaret e tyre për ndeshjet kualifikuese të shtatorit për botërori...

Sport 24 Gusht 2021, 10:46

Andi Lila bie në grackë e Ornelës…

TIRANE – Periudha dixhitale ka bërë të mundur të shohim e mësojmë shumë nga çfarë ndodh kudo në botë.Mes videove lojërave dhe gjithçkaje që ...