Sport

‘’Mallkimi’’ i portierit, tifozët e Arsenalit i druhen rënies nga kategoria

24 Gusht 2021, 08:14 Nga DOSJA
‘’Mallkimi’’ i portierit, tifozët e Arsenalit i

ANGLI– Arsenali kompletoi pak ditë më parë transferimin e Aroon Ramsdale për 30 milionë paund. Portieri u bë afrimi i pestë i trajnerit Mikel Arteta në këtë merkato.

Por transferimi i portierit tek ‘’Topcinjtë’’ po tremb tifozët e Arsenalit. Përvec startit skandaloz në kampionat ku në dy ndeshje Arsenali nuk ka narrë asnjë pikë, tani mbështetësit e klubit londinez duhet ti drruhen edhe ‘’mallkimit’’ të portierit që sapo është transferuar tek ekipi i tyre. Ramsdale ka një rekord mjaft negativ pasi kudo ku ka luajtur, ai ekip ka rënë nga kategoria.

Kështu në sezonin 2017-2018 portieri u transferua tek Chesterfield në kategorinë e dytë dhe po atë sezon ekipi ra një kategori më poshtë. Në sezonin 2018-2019 Ramsdale kaloi tek Bournemouth që nuk arriti dot të qëndronte mes më të mirëve në Premier League. E njëjta gjë i ndodhi edhe në sezonin e shkuar me ekipin e Sheffield United që gjithashtu nuk qëndroi dot në Premier League duke rënë një kategori më poshtë.

E.GJ (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arsenal ramsdale arsenal ramsdale

Sondazh

Poll