Sport

Sërish klasikja latine Brazil-Argjentinë! Tani shokë skuadre, por dhe kundërshtarë: Messi kundër Neymar…

24 Gusht 2021, 05:35 Nga DOSJA

 

ARGJENTINE – Pasi të luajnë së bashku pas afro dy dekash, ndaj Reimsit me fanelën e Paris SG, argjentinasi Lionel Messi dhe braziliani Neymar, do të udhëtojnë drejt vendeve të tyre për t’u përgatitur për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Interesant është fakti, që afro pas dy muajsh nga finalja e ‘Copa America”, sërish përballë më 5 shtator do të jenë Argjentina dhe Brazili, ose e thënë ndryshe: Messi kundër Neymar, paçka se tani janë shokë të të njejtës skuadër Paris Saint-Germainit.

Të hënën, në klubin francez ka mbërritur ftesa nga Federata Argjentinase e Futbollit, për yllin dhe kapitenin e saj, Lionel Messi. Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, nuk ka bërë asnjë surprizë në skuadrën e tij për ndeshjet e muajit shtator.

Ai me gjasa do të mbështetet te Lautaro Martinez i Interit dhe Paulo Dybala i Juventusit, që rikthehet pas dy vitesh, në repartin e sulmit. Sulmuesi i ri i Barcelonës, Sergio Aguero, mungon për shkak të dëmtimi. Dy lojtarë të tjerë të PSG-së, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes janë përfshirë gjithashtu në skuadrën ‘çeleste’.

Argjentina do të luajë më 2 shtator në transfertë ndaj Venezuelës, më 5 shtator do të përballet me Brazilin në ‘Arena Corithians’ dhe më 9 shtator do të presë Bolivinë. Në grupin kualifikues të CONMEBOL-it, Brazili kryeson renditjen me 18 pikë, e ndjekur nga Argjentina me 12 pikë të mbledhura dhe gjithashtu e pamposhtur.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angel di maria argjentinasi lionel messi braziliani neymar lautaro martinez i interit leandro paredes lionel scaloni paris saint-germainit paulo dybala i juventusit trajneri i argjentinës angel di maria argjentinasi lionel messi braziliani neymar lautaro martinez i interit leandro paredes lionel scaloni paris saint-germainit paulo dybala i juventusit trajneri i argjentinës

Sondazh

Poll