Sport

Nga Zapata te Correa, Inter ul pretendimet, përfundon te “mister” 13 golëshi

24 Gusht 2021, 07:53 Nga DOSJA
Nga Zapata te Correa, Inter ul pretendimet, përfundon te

ITALI-A do të jetë Andrea Belotti përforcimi i Simone Inzaghi për Interin? Për t’iu përgjigjur pyetjes në mënyrë pozitive, drita jeshile e lojtarit ende mungon, por ndërkohë sulmuesi i Torinos ka kapërcyer “konkurrencën” e Joaquin Correas dhe duket se është i destinuar të veshë fanellën zikaltër.

TuttomercatoWeb shkruan se klubi zikaltër ka arritur një negociatë me klubin dhe kanë gjetur marrëveshjen për 15 milionë euro plus bonuset dhe tani pritet vetëm vendimi i Belottit. Sezonin e kaluar sulmuesi i Torinos shënoi 13 gola në 35 ndeshje.

Inter ashtu edhe Torino kanë vullnetin e fortë për të mbyllur marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur. Lazio ka ngritur ofertën për Correan, afërsisht 30 milionë euro, ndërsa ende nuk është gjetur një pikë e përbashkët me presidentin Claudio Lotito.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belotti inter torino belotti inter torino

Sondazh

Poll