Sport

36-vjeçari Borja Valero rifillon futbollin, nënshkruan kontratë me Lebowskin…

23 Gusht 2021, 17:38 Nga DOSJA

ITALI – Centro Storico Lebowski, një klub amator në Firence, i themeluar dhe mbështetur nga tifozët me idenë e futbollit të qëndrueshëm dhe popullor, ka nënshkruar kontratë me Borja Valero, 36 vjeç, një mesfushor i cili u kthye në Fiorentina vitin e kaluar, i cili do të luajë me fanellën e Lebowski.

Ish-futbollisti që ka luajtur edhe me Interin, rritur te Real Madrid me të cilin fitoi La Liga më 2007, ndërkohë që ka provuar edhe Mallorca, West Bromwich dhe Villarreal, pa harruar edhe fanelën e kombëtares së Spanjës, tani është kthyer te futbolli popullor, në emër të një parimi.

“Centro Storico Lebowski njofton se ka fituar të drejtat për shfaqjet sportive të futbollistit Borja Valero Iglesias”,- ka njoftuar kompania fiorentine në mediat sociale, duke postuar imazhet e nënshkrimit, së bashku me presidenten Ilaria Orlando dhe nënkryetarja Matilde Emiliana.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport borja valero entro storico lebowski fanellën e lebowski borja valero entro storico lebowski fanellën e lebowski

Sondazh

Poll