Sport

Leicester në ‘gjunjë’ para West Hemit, Antonio fikson humbjen e thellë

24 Gusht 2021, 04:42 Nga DOSJA
Leicester në ‘gjunjë’ para West Hemit, Antonio fikson

ANGLI – Fitorja e West Ham ndaj Leicester në ‘Stadiumin Olympic’ të Londrës, qe më e lehtë nga sa mendohej. Madje ajo qe e thellë, me rezultatin 4-1, duke lënë pak vend për diskutime, dorëzimi ishte pas kushte.

Vendësit shënuan thuajse në mesin e pjesës së parë me anë të Fornals (26’), ndërkohë që 5 minuta para përfundimit të saj, Leicesteri mbeti me 10 lojtarë, pasi Perez u ndëshkua me karton të kuq.

Vijimi kuptueshëm foli i gjithi për West Ham. Benrahma (56’) realizoi golin e dytë për ‘çekanët’, Tielemans (69’) ngushtoi rezultatin në 2-1, për t’i lënë fushën e blertë Antonios (80’, 84’) që të shënonte një dopiedë dhe të fiksonte fitoren e thellë 4-1 të West Hamit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘stadiumin olympic’ të londrës leicester me rezultatin 4-1 west ham ‘stadiumin olympic’ të londrës leicester me rezultatin 4-1 west ham

Sondazh

Poll