Sport

Shqetësim në ishull: Premier League, 16 raste me Covid-19 në një javë!

23 Gusht 2021, 17:06 Nga DOSJA
Shqetësim në ishull: Premier League, 16 raste me Covid-19 në

ANGLI – Premier League raportoi sot, se 16 lojtarë dhe anëtarë të stafeve teknike të klubeve angleze rezultuan pozitivë, me koronavirus javën e kaluar. Në dy raunde, Premier League kreu 3.060 teste, midis 16 dhe 22 gushtit, me 12 raste pozitive të regjistruara në raundin e parë dhe 4 të tjerë në të dytin.

Shifra, shkruan ‘BBC’, shënon një rritje të mëtejshme, pas 9 rasteve pozitive në javën e parë dhe 11 në javën që përfundon me 15 gusht. Mësohet, se Premier League ka planifikuar të ruajë ritmin e testimit dyjavor të skuadrave.

Premier League shpjegoi gjithashtu, se numri i individëve të testuar në secilin klub u rrit nga 85 në 100. Sulmuesi i Chelseat, Christian Pulisic humbi ndeshjen e së dielës kundër Arsenalit, pasi u testua pozitiv për virusin, ashtu si edhe mbrojtësi i ‘Topçinjve’, Ben White.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ben white christian pulisic midis 16 dhe 22 gushtit premier league ben white christian pulisic midis 16 dhe 22 gushtit premier league

Sondazh

Poll