Sport

Allegri dhe Juventus e nisën keq sezonin, djali i Andrea Pirlos ironizon humbjen ndaj Udinezes

23 Gusht 2021, 17:55 Nga DOSJA

ITALI-Barazimi kundër Udineses në ndeshjen e parë të kampionatit i ka zhgënjyer tifozët e Juventusit. Skuadra e Allegrit ishte në avantazhin e dy golave me Dybalan dhe Cuadradon, por në fund skuadra torineze doli me 1 pikë.Rezultati nuk e kënaqi Max Allegrin, por as tifozët e Juventusit të cilët shfrynë me një sërë ankesash në rrjetet sociale, veçanërisht duke nënvizuar paraqitjen zhgënjyese të portierit Szczesny.

Ndër komentet, megjithatë, ishte edhe dikush që tashmë e ka vënë në dyshim punën e trajnerit të Juventusit: “Futbolli është i mirë sepse, nëse Juve do të kishte shënuar dy gola vitin e kaluar, do të kishte qenë faji i vetëm një personi. Këtë sezon, megjithatë, nuk ka më objektiv”, – ka shkruar një fans, duke publikuar foton e Pirlos.

Mesazhi, i shkruar në mbrojtje të ish-trajnerit të Juventusit, nuk kaloi pa u vënë re.Mendimi i tifozit në fjalë u rimor menjëherë nga Nicolo Pirlo, djali i ish-trajnerit të Juventusit. Ai e postoi foton në profilin e tij në Instagram, duke shtuar “emoji” e duartrokitjeve. Një shenjë e qartë se i bashkëndan plotësisht fjalët e shkruara nga mbështetësi i “Zonjës së Vjetër”. Nuk është hera e parë që djali i Pirlos evidenton kështu qëndrime në rrjetet sociale. Këtë here, sidoqoftë, ai ka zgjedhur ta fshijë postimin, ndoshta pasi ka marrë kritika.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus pirlo juventus pirlo

Sondazh

Poll