Sport

VIDEO/ Ndaj Sampdorias mjafton Diaz, Milan e kalon me sukses “provimin” e parë

23 Gusht 2021, 20:46 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndaj Sampdorias mjafton Diaz, Milan e kalon me sukses

ITALI– Milan merr një fitore të rëndësishme në javën e parë të kampionatit. Skuadra e Stefano Piolit fitoi në transfertë ndaj Sampdorias me shifrat 0-1.Pjesa e parë nisi mirë për kuqezinjtë dhe vetëm në minutën e 9′ Brahim Diaz do të kalonte në avantazh Milanin. Kuqezinjtë e mbrojtën me fanatizëm avantazhin, ndërsa Sampdoria nuk ishte shumë agresive në fraksionin e parë pavarëisht disa ngacmimeve të vogla.

Në pjesën e dytë skuadra doriane e rriti ritmin, trajneri D’Aversa nuk kishte se çfarë të humbte dhe hodhi në fushë Murrun dhe Veren, dyshja u imponua shpesh në portën e Milanit, madje Verre kishte mundësinë të barazonte shifrat në minutën e 86′ por ishte i pafat. Në fund Milan ia doli të ruajë avantazhin e një goli dhe të dalë nga kjo transfertë me tre pikë duke i bërë një nisje të mirë kampionatit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport milan sampdoria milan sampdoria

Sondazh

Poll