Sport

Mbappe refuzon rinovimin, PSG shikon për zëvendësuesin e tij, ëndrra e Real Madrid mund të bëhet realitet

24 Gusht 2021, 07:53 Nga DOSJA
Mbappe refuzon rinovimin, PSG shikon për zëvendësuesin e tij,

FRANCE – PSG duket se e ka pranuar humbjen në betejën për të majtur në ekip Kylian Mbappe, me sulmuesin që ka refuzuar disa oferta për të rinovuar. Kjo padyshim që është muzikë për veshët e Florentino Perez dhe tifozëve të Real Madrid pasi kanë kohë që e kërkojnë francezin dhe mund ta trasnferojnë në Spanjë që këtë verë.

Kontrata e Mbappe me PSG skadon vitin tjetër cka do thotë që Parizienët rrezikojnë ta humbasin me parametra zero. Edhe pse PSG afroi në skuadër Messin, Ramosin, Donnarumman duke formuar kështu një ekip të denjë të për të fituar Championsin, ‘’RMC’’ raporton se Mbappe e ka refuzuar ofertën e fundit të klubit francez për të rinovuar.

Madje ‘’RMC’’ shkon më tej duke raportuar se PSG është hedhur që tani në merkato për të gjetur zëvendësin e Mbappe ku i preferuari duket se është sulmuesi i Everton, Richarlison. Nga e gjithë kjo buzëqesh Real Madrid që më në fund ëndrra e tyre mund të bëhet realitet.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport mbappe psg real madrid mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll