Sport

Tentativa e fundit e Manchester City, ofertë tunduese për Harry Kane…

23 Gusht 2021, 16:30 Nga DOSJA
Tentativa e fundit e Manchester City, ofertë tunduese për Harry

ANGLI – Kjo pritej paçka se Premier League ka filluar. Tregu i transferimeve të verës mbyllt në fund të muajit gusht. Kështu, raportohet nga ishulli, se Manchester City është duke tentuar për herën e fundit për transferimin e Harry Kane nga Manchester City.

‘Daily Telegraph’ raporton, se kampionët në fuqi janë gati të ofrojë rreth 140 milionë euro për kartonin e kapitenit të “Tre Luanëve”. ‘Cityzens’ e Pep Guadiolës, pavarësisht se kanë blerë mesfushorin Jack Grealish nga Aston Villa, kanë disa javë që po tentojnë edhe transferimin e Harry Kane, mirëpo Spurs deri më tani kanë refuzuar.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy refuzon shitjen e sulmuesit dhe është i vendosur që ta mbajë në skuadër. Ndërkohë dëshira e Kane është që të kalojë te City dhe po bën presion që marrëveshja mes dy klubeve të arrihet sa më parë.

Kanë mbetur edhe shtatë ditë nga mbyllja e tregut të transfertave dhe gjithçka mund të realizohet, edhe pse akordit mes dy klubeve rivale në Premier League duket larg… Manchester City kërkon ta ketë skuadër edhe Harry Kane.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport daniel levy harry kane jack grealish manchester city premier league daniel levy harry kane jack grealish manchester city premier league

Sondazh

Poll