Sport

Milan vazhdon gjuetinë për një fantazist, shfaqen tre emra të rinj. Bakayoko shumë pranë rikthimit

23 Gusht 2021, 16:24 Nga DOSJA
Milan vazhdon gjuetinë për një fantazist, shfaqen tre emra

MILANO-Ardhja e Pietro Pellegrit tani është përcaktuar, sulmuesi i Monacos do të jetë në tribunën e Marassit për ndjekur takimin mes Sampdorias dhe Milanit, por merkato e kuqezinjëve nuk është mbyllur. Në fakt, gjuetia për një mesfushor sulmues, ose më mirë, një “7” i cili gjithashtu mund të luajë si “10” dhe anasjelltas, vazhdon dhe midis shumë emrave javët e fundit ka edhe tre të tjerë që janë në bllokun e Maldinit dhe Massaras: Junior Messias, Jesus Corona dhe Pablo Sarabia.

Për të parin, protagonist me 9 gola në 36 paraqitje në kampionatin e fundit me fanellën e Crotones, është caktuar një takim të martën për të kuptuar kushtet e mundshme të vendosura nga klubi kalabrez që aktualisht po kërkon 10 milionë euro. Interesi për Jesus Corona u zbulua nga gazeta portugeze O Jogo. Meksikani 28-vjeçar ka një kontratë me Porton që skadon vitin tjetër dhe klubi portugez po vlerëson ofertat. Për momentin, kërkesa është 20 milionë euro, ndërsa Milan nuk dëshiron të kalojë 10. Tani për tani nuk ka marrëveshje, por afër fundit të merkatos gjithçka është e mundur.

Pablo Sarabia ka një kontratë me PSG që i skadon në vitin 2024 dhe lojtari kërkon të ndryshojë ambjent, futbollisti mund të largohet në huazim dhe për kuqezinjtë do të ishte diçka me leverdi, pasi lojtari ka një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon.
Kanë mbetur edhe tetë ditë që merkato të mbyllet për të mbyllur çdo enigmë të skuadrës.Tiemoué Bakayoko po largohet nga Chelsea dhe dëshiron me forcë të rikthehet te kuqezinjtë.

Milan dhe Chelsea po negociojnë në bazë të një huazimi me të drejtë blerje. Operacioni i këtij transferimi ende nuk do të konsiderohet i mbyllur, sepse shifrat ende nuk janë përcaktuar, por francezi do të kishte rënë dakord të ulte pagën e tij në mënyrë që të kthehej në Milano.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bakayoko milan bakayoko milan

Sondazh

Poll