Sport

Lukaku harron shpejt Interin, belgu fjalë dashurie për Chelsea-n: Ëndrra ime u bë realitet

23 Gusht 2021, 16:07 Nga DOSJA
Lukaku harron shpejt Interin, belgu fjalë dashurie për Chelsea-n:

ANGLI-Rikthimi i Romelu Lukakut në Premier League nuk zhgënjeu. Ish-sulmuesit të Interit iu deshën vetëm 14 minuta për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Chelseat në derbin e Londrës kundër Arsenalit.

Një debutim përrallor që mbushi me gëzim belgun, i cili në fushë puthi stemën dhe përplasi dorën në zemër dhe më pas brohoriti në rrjetet sociale: “Fitore e madhe sot,ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar. Më në fund mund të them ‘Londra është blu’. Forca Chelsea”, shkruan Lukaku në fotografinë që e portretizon atë pas golit të parë me kampionët e Europës.

 

 

 

A post shared by Romelu Lukaku (@romelulukaku)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea inter lukaku chelsea inter lukaku

Sondazh

Poll