Sport

Efekti ‘domino’: Sulmi i fundit i Realit ndaj Mbappe, Paris SG do t’i drejtohej Cristiano Ronaldos, çifti Messi-CR7 një

23 Gusht 2021, 13:40 Nga DOSJA
Efekti ‘domino’: Sulmi i fundit i Realit ndaj Mbappe, Paris SG do

SPANJE – ‘AS’ nuk ndalet: sipas parashikimit të djeshëm të gazetës spanjolle, në fund të tregut të transferimeve, Real Madridi do të bëjë një përpjekje të re për Kylian Mbapé, aq sa Paris SG do të kërkonte Cristiano Ronaldon që do ta zëvendësuar atë.

Asnjë fletë nuk po lëviz nga Parisi dhe të gjithë janë të sigurtë, se ylli francez do të qëndrojë, por në Spanjë kundërshtojnë: ‘los blancos’ nuk do të heqin dorë dhe do të përpiqen ta blejnë atë para qershorit të ardhshëm, kur t’i përfundojë kontrata.

Kjo do të thotë të vendosësh një shumë të madhe parash në pjatë, një mal me para: midis 130-170 milionë euro, në varësi të shpërblimeve dhe mënyrave të pagesës. Shifra, që në asnjë rast nuk e ngacmojnë Al-Khelaifi, ose të paktën kjo është ajo që duket në Francë.

‘AS’, nga ana tjetër, shkon drejt përpara dhe e lidh stolin e Cristiano Ronaldos dje, me një të ardhme të mundshme të portugezit larg Juves, pikërisht në PSG. Për momentin në shtëpinë e ‘Zonjës’ ata nuk kanë marrë oferta.

CR7 nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Por është e qartë, se nëse plani i Realit shkon mirë, nevoja e PSG për të plotësuar boshllëkun në sulm dhe ideja tërheqëse, duke luajtur me Messin, do t’i hapte rrugën kësaj ideje.

Por skenari vazhdon… Në gjithë këtë, Cristiano Ronaldo është gjithashtu pjesë e thashethemeve të tregut anglez të transferimeve. Nëse goditja e Manchester City për Harry Kane nuk do të ishte e suksesshme, atëhere portugezi do të mbetej për Guardiolën.

Gjithsesi, kjo javë do të përcaktojë shumë ambicie, edhe vërtetësinë e këtyre ‘skenarëve’…

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport al-khelaifi cristiano ronaldon harry kane kylian mbapé manchester city paris sg real madridi al-khelaifi cristiano ronaldon harry kane kylian mbapé manchester city paris sg real madridi

Sondazh

Poll