Aktualitet

TJETËR TRAGJEDI/ Shoferit i ra infarkt! Makina bie në kanal, dy punonjësit e kompanisë së sigurisë mbyten në Fier, GPS gj

22 Gusht 2021, 12:07 Nga DOSJA
TJETËR TRAGJEDI/ Shoferit i ra infarkt! Makina bie në kanal, dy

FIER– Tragjeditë nuk kanë të ndalur ditën e sotme në Shqipëri. Pas tre viktimave që u mbytën në plazhet e vendit, dy të tjerë kanë humbur jetën në një aksident në Fier. Një automjet tip ‘Nissan’ doli nga rruga në zonën naftëmbajtëse në Marinzë dhe ra në kanal. Ngjarja ndodhi ditën e sotme rreth orës 13:00. Për pasojë dy persona kanë humbur jetën.

Paraprakisht mendohet se viktimat janë punonjës të një kompanie sigurie në Fier. Ka qenë pikërisht kjo kompani që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë. Nëpërmjet lokalizuesve të GPS, kompania konstatoi se për disa kohë, makina nuk lëvizte në hartë. Kjo ka sjellë shqetësimin e tyre të cilët shkuan në vendngjarje dhe kanë gjetur makinën e përmbysur në kanalin vaditës.

Dyshohet se shoferit i ka rënë infarkt ndaj mjeti doli nga rruga dhe ndodhi tragjedia.

Aktualisht makina është nxjerrur nga kanali së bashku me dy trupat e pajetë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne fier fier makina bie ne kanal aksident ne fier fier makina bie ne kanal

Sondazh

Poll