Aktualitet

EMRI/ Kultivoi kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Kukës, procedohen penalisht 2 vëllezërit e tij

22 Gusht 2021, 11:57 Nga DOSJA
EMRI/ Kultivoi kanabis, arrestohet 23-vjeçari në Kukës,

KUKËS- Një 23-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Kukës pasi akuzohet për kultivim të bimëve narkotike. Veri Markaj është personi i arrestuar,ndërkohë që gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë dy vëllezërit e tij, me inicialet M.M dhe Y.M, të cilët janë përfshirë gjithashtu në veprimtarinë kriminale të 23-vjeçarit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vrrij të Kukësit 

Njoftimi i policisë:

Kukës Informacion/ Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin e bimëve narkotike. Ndalohet një 23-vjeçar për “Kultivim të bimëve narkotike”. Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë 2 vëllezërit e tij.

Strukturat e DVP Kukës, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivimin të kanabisit, si dhe në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve që kultivojnë bimë narkotike, bënë ndalimin e shtetasit Veri Markaj, 23 vjeç, banues në fshatin Vrrij, pasi më datë 19.08.2021, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Vrrij është evidentuar një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, ku nga hetimet dyshohet autorë shtetasi Veri Markaj.

Gjithashtu, po hetohen në gjendje të lirë 2 vëllezrit e tij, shtetasit M.M., dhe Y. M., për përfshirjen e tyre në këtë aktivitet kriminal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 23-vjeçari ne kukes veri markaj arrestohet 23-vjeçari ne kukes veri markaj

Sondazh

Poll