Aktualitet

Mund të kishte shpërthyer bombula! Merr flakë lokali në Elbasan, çifti i të moshuarve shpëtohen në kohë nga zjarri

22 Gusht 2021, 11:45 Nga DOSJA
Mund të kishte shpërthyer bombula! Merr flakë lokali në

ELBASAN– Një lokal në Elbasan është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas. Kanë qënë dy kalimtarë të rastit të cilët pasi kanë pare tymin janë afruar dhe kane nxjerre nga aty dy të moshuarit që ishin brenda.

Gruaja rezulton e lenduar me disa plagë, fatmiresisht jashtë rrezikut për jetën. Vec shokut që ka pësuar rezulton dhe e asfiksuar por pas marrjes së ndihmës së pare paraqitet jashtë rrezikut per jetën. Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses parandaloi shpërthimin e bombulës së gazit që gjendej në brendesi.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 22.08.2021.,rreth orës 13:10, në fshatin Vidhas, Elbasan, në lokalin e shtetasit G.Ll., 61 vjeç, ka rënë zjarr. Forcat e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan zjarr ne lokal ne elbasan elbasan zjarr ne lokal ne elbasan

Sondazh

Poll