Aktualitet

Autoritetet greke punojnë me një sportel, radhë kilometrike në Kapshticë

22 Gusht 2021, 11:04 Nga DOSJA
Autoritetet greke punojnë me një sportel, radhë kilometrike

KAPSHTICË– Vijon radha kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Sipas informacioneve nga kjo pikë bëhet e ditur se problem ka qenë pala greke e cila e ka nisur punën me një sportel duke krijuar radhë të gjata pritjesh nga qytetarë të ndryshëm që kthehen për në Greqi.

Aktualisht sipas informacioneve zyrtare nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës situata është normalizuar, mësohet se është vetëm 1 km radhë nga automjetet që po presin të cilët do të vonohen në varësi të procedurave që ndiqen për shkak të COVID. Të dyja palët aktualisht po punojnë me sportele maksimale.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet radhe ne kapshtice radhe ne kapshtice

Sondazh

Poll