Aktualitet

Dita e 29-të! Nuk shuhen zjarret, problematike mbetet vatra në majën e Rrunës, flakët përfshijnë fshatin Aliko në Finiq,

22 Gusht 2021, 10:59 Nga DOSJA
Dita e 29-të! Nuk shuhen zjarret, problematike mbetet vatra në

SHQIPËRI– Shqipëria është sërish mes zjarreve. Në ditën e 29-të territori ynë është me flakë, disa prej tyre paraqesin rrezik të madh. Vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë në Malësinë e Madhe është aktive dhe po bëhet e vështirë shuarja e saj për shkak të terrenit të vështirë. Ndërsa në Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor.

Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e sherbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Këtë pasdite është aktivizuar një vatër e madhe zjarri në fshatin Aliko në Finiq, Saranë. Mësohet se flakët janë aktivizuar për shkak të një defekti në rrjetin elektrik dhe ka përfshirë banesa.

Banorët e fshatit janë evakuuar, por zjarri nuk është shuar ende. Shumë prej banorëve kanë qëndruar në fshat dhe po mundohen të shuajnë flakët me mjete rrethanore. Kryetari i bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço kërkon ndihmë për më shumë zjarrëfikëse. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset e bashkive Finiq, Sarandë dhe Delvinë.

SITUATA NGA ZJARRET NË VEND: 

-Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është larguar nga ndërhyrja e banorëve të zonës. Situata po monitorohet.

-Bashkia Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Situata eshte nën kontroll.

-Bashkia Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet situata është e qetë, perimetri i zonës së djegur po monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.

-Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, zjarri u vu nën kontroll nga helikopteri holandez dhe nuk ka problem për banesat. Vatra po monitorohet nga zjarrfikesit lokale.

-Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e sherbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjeter zjarri.
Në fshati Morinë, zona Korab – Koritnik zjarri është izoluar plotësisht. Po mbahet nën monitorim nga punonjes të AdZM Kukës

-Vatra e zjarrit në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë është nën kontroll, po monitorohet nga specialistë të pyjeve dhe banorët.
Vatra e zjarrit në lagjen Sage, fshati Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është nën kontroll pa rrezik për banesat. Me terren po punojnë forcat zjarrfikse.

-Vatra e zjarrit në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne finiq zjarret ne shqiperi zjarr ne finiq zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll