Aktualitet

Shpërndanin kokainë dhe kanabis në Palasë dhe Himarë! Dy të rinjtë kapen ‘mat’ duke ia shitur 20-vjeçarit nga Tirana

22 Gusht 2021, 11:03 Nga DOSJA
Shpërndanin kokainë dhe kanabis në Palasë dhe Himarë!

HIMARË– Dy të rinj janë arrestuar në Palasë, Himarë, pasi janë kapur duke shpërndarë droga të forta me doza të vogla. Në pranga të policisë së Vlorës, ka rënë Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum. Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale

NJOFTIMI:

Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, që e posedonin dhe shpërndanin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë dhe kanabis e ndarë në doza, 1 aparat celular si dhe një shumë parash.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ingrid Jaçe, 29 vjeç, banues në Tiranë dhe Dino Xhelili, 23 vjeç, banues në Orikum.Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, u konstatuan duke i shitur lëndë narkotike shtetasit Enio Hajdini. Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj dy shtetasve të arrestuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis, 1 aparat celular dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminaleNë vijim të veprimeve u procedua në gjëndje të lirë dhe shtetasi Enio Hajdini, 20 vjeç, banues në Tiranë.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet dino xhelili enio hajdini ingrid jace dino xhelili enio hajdini ingrid jace

Sondazh

Poll