Aktualitet

Sekuestrohen mbi 10 kg kanabis në Shkodër, arrestohen një 23 vjeçare dhe një 15 vjeçar

22 Gusht 2021, 11:19 Nga DOSJA
Sekuestrohen mbi 10 kg kanabis në Shkodër, arrestohen një 23

SHKODËR– Gjatë një aksioni nga policia e Shkodrën për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, janë sekuestruar 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletë.

Sipas policisë në kuadër të operacionit u arrestuan 23-vjeçarja E.M., dhe 15-vjeçari F.P., të dy banues në fshatin Bratosh në Malësi të Madhe. Ndërkohë janë shpallur në kërkim 59-vjeçari M.Th, 51-vjeçari D.Th, 24-vjeçari E.Th, 20-vjeçari D.Th(familjarë të 23-vjeçares së arrestuar) dhe 48-vjeçari M.P.(babai i 15-vjeçarit).

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër /Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.Vihen në prangat e Policisë, një 23 vjeçare dhe një 15 vjeçar. Si dhe shpallen në këkrim 5 shtetas të tjerë.Sekuestrohet 10.2 kg kanabis dhe një armë zjarri pistoletëNë vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative, u arrestua në flagrancë shtetasja E. M. , 23 vjeçe, banuese në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe, si dhe shtetasi F. P. 15 vjeç, banues në fshatin Bratosh, Malësi e Madhe.jithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve: M.Th, 59 vjeç; D.Th, 51 vjeç; E.Th, 24 vjeç; D.Th, 20 vjeç; (familjarë të shtetases së arrestuar ) dhe M.P, 48 vjeç, (babai i 15 vjeçarit)Gjatë kontrollit në banesën e shtetases E.M, Policia gjeti dhe sekuestroi 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, dhe një armë zjarri pistoletë.Në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23 vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.Ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 15 vjeçarit , Policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15 vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim për këtë veprimtarikriminale.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Armëmbajtje pa leje”

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet kanabis ne shkoder kanabis ne shkoder

Sondazh

Poll