Politike

Korça tre ditë nën dridhjet e tokës, Rama: Pas inventarizimit, shtëpitë do të rindërtohen

3 Qershor 2019, 15:47 Nga DOSJA
Korça tre ditë nën dridhjet e tokës, Rama: Pas

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar tre ditë pasi Korça është përfshirë nga tërmetet që kanë lënë në qiell të hapur qindra familje. Rama në një reagim në Facebook, ka postuar një video ku shihet Elisa Spiropali dhe kreu i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, që kanë shkuar në zonat e prekura nga tërmeti.

Në tej numri një i qeverisë shton se ata kanë shkuar dje pranë banorëve dhe se pas inventarizimit të dëmeve shtëpitë do të ndërtohen nga e para dhe familjet do të dëmshpërblehen.

“Dje, në Floq dhe Qafëzezë të Korçës, me banorët e prekur nga tërmeti që goditi këtë rajon, si dhe drejtues të institucioneve qendrore dhe lokale. Pas inventarit të dëmeve, nis shumë shpejt dëmshpërblimi dhe rindërtimi për të gjitha familjet e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore!”, shkruan Rama në Facebook.

Prej tri ditësh, qyteti i Korçës dhe tri fshatra janë nën terrorin e lëkundjeve të tokës. Dhjetra goditje janë regjistruar, ndërkohë që 194 banesa janë të dëmtuara, 94 prej të cilave janë të pabanueshme. Banorët janë konfliktuar sot me prefektin e qytetit lidhur me kushtet e çadrave, si dhe kanë denoncuar se kushtet janë skandaloze dhe se ndodhen pa ushqim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike demet nga termetet demshperblimi edi rama termet ne korce demet nga termetet demshperblimi edi rama termet ne korce

Sondazh

Poll