Politike

Vizitoi efektivët e plagosur/ Vasili-Lleshajt: Spitalet s’janë reparte policie, ke nevojë të shkosh si pacient

3 Qershor 2019, 12:45 Nga DOSJA
Vizitoi efektivët e plagosur/ Vasili-Lleshajt: Spitalet s’janë

TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar, pasi ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ishte i pranishëm në ambientet e spitalit të Traumës, ku vizitoi policët e plagosur në protestën e mbrëmshme të opozitës para kryeministrisë.

Në një postim në Facebook, Vasili shprehet se spitalet nuk janë  reparte policie, as detashmente gaz-hedhëse,as FNSH,as Garda e Republikës, por janë institucionet që prodhojnë jetë dhe zemra e tyre janë mjekët dhe infermierët.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Lleshaj te shkoje si pacient ne spitale, se ka nevoje dhe jo ti ndyje ato si minister bandit!!

Ministri i Brendshem ose zorra qorre e Edi Rames çfaqet neper spitale si nje i zbritur nga pylli,qe hungerin pa ditur se ku ndodhet.

Shpjegojani ketij te shkalluari,qe spitalet nuk jane as reparte policie,as detashmente gaz-hedhese,as FNSH,as Garda e Republikes, por jane institucionet qe prodhojne jete dhe zemra e tyre jane mjeket dhe infermieret.

Ndaj ky i shkalluar te mendohet mire kur hyn ne spitale,kur hungerin dhe leh brenda spitaleve, edhe kur guxon e jep urdhera brenda spitaleve.

Ky minister i brendshem duhet tu drejtohet spitaleve si pacient se vertet ka shume nevoje, qe te trajtohet,si i semure qe eshte, ndonese shpresat e tij per sherim jane shume te pakta.

Nuk i sheron dot mjeksia as komplekset,as deliret dhe as deprimimet gjithfaresh te nje ministri kaq me shume probleme psiqike dhe psikologjike te te tashmes dhe te shkuares.

Ai thjesht do rendohet gjithnje e me shume,por atehere sherimin do ta marre persiper prokuroria, sepse mjeksia do te jete e panevojshme.

Opozita e bashkuar 3 orë tym e flakë në protestën e djeshme para parlamentit. 10 persona mbetwn tw plagosur, mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. (Lexo këtu)Basha paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Në protestë mungoi Kryemadhi. Apel nga Meta e Lleshaj për ruajtjen e qetësisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike perplasja tek trauma petrit vasili sander lleshaj perplasja tek trauma petrit vasili sander lleshaj

Sondazh

Poll