Politike

Kujtim Gjuzi “zbulon” si u plagosën policët në protestë: Goditën njëri-tjetrin, zgjedhje të qeta nuk do të ketë

3 Qershor 2019, 15:32 Nga DOSJA
Kujtim Gjuzi “zbulon” si u plagosën policët në

TIRANË- Deputeti i dalë nga lista e Partisë Demokratike, Kujtim Gjuzi, ka dalë në një konverencë për shtyp nga ambientet e Kuvendit.

Ai shprehet se kryeministri i Edi Rama duhet të mbledhë mendjen e të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake.

Sipas Gjuzit, vendi është në një prag katasrtofe zgjedhore. Ai i kërkoi Kryeministrit që t’i bëjë ftesë opozitës në mënyrë zyrtare dhe me numër protokolli, e jo me letra bakalli.

Më tej duke u ndalur tek protesta e djeshme Gjuzi tha se pretendimet për lëndimin e policëve janë të pavërteta, pasi ata kanë goditur njëri-tjetrin.

“Protesta e djeshme është bërë ditën e diel dhe të gjithë po e shikonim në televizion ose kishim dalë në protestë. Kryeministri vazhdon të këmbëngul se zgjedhjet do të mbahen më datë 30 qershor, ndërsa konservatorët i bëjnë thirrje shkëlqesisë së tij Edi Rama që të mbledhë mendjen se nuk mund të shkohet në zgjedhje në këtë situatë, ku 34 bashki nuk kë kandidat tjetër, përpos atë të PS.

Jemi në një prag të një katastrofe zgjedhore. Katastrogfa nuk ishte vetëm në Korçë. Kryeministri do që të bëjë zgjedhje që të jenë të kontestueshme. Kryeministri të ftojë zyrtarisht me numër protokolli opozitën dhe jo me letra bakalli të bëjë ftesa. Zotëri kryeministër, nuk ke shanse të bësh zgjedhje më 30 qershor. Kjo që do të bëjë Edi Rama është si diktatura.

Ne si konservatorë iu bëjmë thirrje zoti Rama si kryeministër i Shqipërisë që të keni vullnetin që të hapni rrugën e zgjedhjeve të lira e të barabarta. Ne e kemi thënë: ‘Me këtë Kod Zgjedhor nuk shkohet në zgjedhje.’. Në fakt iu po tentoni që të bëni realitet regjimin e Gadafit. Në fakt edhe atje pas rënies së Gadafit ka zgjedhje. Ndal Edi Rama, mos shko drejt juntës ushtarake.

Ne si konservatorë po përballemi me vështirësi. KQZ nuk po regjistron kandidatët tanë si kandidatë, në zonën e Krujës, në Nikël, aty ku e keni kthyer në një zonë vrasjesh. Unë po të them nga këtu se Krujën nuk e fiton dot, nuk mundesh të marrësh dot të marrësh atë zonë, me njerëz të krimit, që kanë mbjellë kanabis, kanë kanabizuar këtë zonë”, tha Gjuzi ndër të tjera.

Më tej Gjuzi tha: ” Shkelqësi Kryeministër, nuk keni shance që ju të bëni zgjedhje të qeta. Nëse ju doni plagosje si ato të djeshmet ndaj protestuesve, apo tentativa duke goditur policët njëri-tjetrin dhe të thoni se u goditën nga protestuesit, këto janë mashtrime”.

Protesta e djeshme e opozitës zgjati 3 orë ku pati tym dhe flakë. 10 persona u plagosën. mes tyre 7 policë, 2 punonjës të medias dhe 1 qytetar. Basha  dje paralajmëroi se kjo është protesta e fundit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë me logjikën e arsyes. Ndërkohë nga policia janë arrestuar 42 persona dhe 19 të tjerë janë shoqëruar. (Lexo këtu)

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kujtim gjuzi protesta e opozites 2 qershor 2019 kujtim gjuzi protesta e opozites 2 qershor 2019

Sondazh

Poll