Politike

Dhuna në protestë, Rama i përvishet Berishës: Na the se i masakroi Policia, por kishin rrahur njëri-tjetrin

3 Qershor 2019, 14:43 Nga DOSJA
Dhuna në protestë, Rama i përvishet Berishës: Na the se i

KURBIN- Edi Rama nga takimi hapës në Kurbin ka komentuar dhunën në protestën e fundit të opozitës.

Rama tha se Berisha tregoi fotot dhe tha se protestuesit u dhunuan nga Policia, por babë e bir deklaruan vet se ishin dhunuar nga njëri-tjetri.

“Ai nxorri në sy të të gjithëve, se dy protestuesit ishin masakruar nga Policia, por ata të dy babë e bir ishin masakruar nga njëri-tjetrin nga ata huliganë. Si mund të shkojnë njerëzit, që sado inat ta kenë qeverinë, kur aty mund të rrihen nga të tjerët. Ata janë gjithmonë pak dhe jo jenë më pak, ne jemi shumë dhe do jemi shumë më shumë. Ata janë demble dhe përtac, nuk e duan punën”, tha Rama.

PS ka nisur sot fushtatën për zgjedhjet e 30 qershorit dhe në Kurbin. Ka qenë Rama dhe Nikolla ata që kanë prezantuar kandidaten Majlinda Cara. Mes batutave dhe brohorimave Rama hodhi akuza kundër opozitës dhe tha se zgjodhën Carën, pasi është grua dhe punon. Rama reagoi dhe për dhunën e djeshme në protestën e opozitës.

(A.B & A.S/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne proteste edi rama ps hap fushaten ne kurbin sali berisha dhuna ne proteste edi rama ps hap fushaten ne kurbin sali berisha

Sondazh

Poll