Politike

Rama nga Kurbini: Zgjedhjet e 30 qershorit janë betejë politike, për të ardhmen e Shqipërisë

3 Qershor 2019, 14:34 Nga DOSJA
Rama nga Kurbini: Zgjedhjet e 30 qershorit janë betejë politike,

KURBIN- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Kurbin tha takimi i sotëm në Kurbin është maratona e një fushate të gjatë drejt 30 qershorit.

Rama tha se këto zgjedhje janë një betejë e fortë politike, pasi është një betje për të ardhem e Shqipërisë dhe jo se kush do të jenë kryetarët e bashkive.

Është një betejë politike, mes të ardhmes që duam për fëmijët tanë dhe të shkuarës, me ata të cilët nuk patën kurajën që të na dilnin përballë. Është një betejë që bëjmë sa mundemi, për ta çuar Shqipërinë përpara me njerëz që përpiqemi t’i bashkojmë dhe mes atyre që duan të kthejenë vendin pas. Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj nuk vijnë të përballen. Ata nuk vendosin dot për asgjë, pasi shqiptarët e kanë vendosur kohë më parë se në këtë vend vendos populli. Ata kanë pranuar humbjen, kanë kapitulluar dhe janë larguar, nuk kanë qëllim që të fitojnë por për të mos lënë Shiëprinë të fitojë. Në këto zgjedhje po bëjmë fushatë, në një maratonë takimesh dhe kontaktesh derë më derë, se nuk është çështje se kush do jetë kryetari i Bashkisë, por se duhet të fitojë Shqipëria. Ata kërkojnë që të marrin Shqipërinë me vete në humnerën e tyre”, u shpreh Rama.

PS ka nisur sot fushtatën për zgjedhjet e 30 qershorit dhe në Kurbin. Ka qenë Rama dhe Nikolla ata që kanë prezantuar kandidaten Majlinda Cara. Mes batutave dhe brohorimave Rama hodhi akuza kundër opozitës dhe tha se zgjodhën Carën, pasi është grua dhe punon. Rama reagoi dhe për dhunën e djeshme në protestën e opozitës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama opozita ne proteste ps hap fushaten ne kurbin zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama opozita ne proteste ps hap fushaten ne kurbin zgjedhje pa opoziten zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll