Politike

“Thanë se më ra infarkt” Rama ‘thumba’ opozitës nga Laçi: Më bëhen shëndet çfarëdo që thoni

3 Qershor 2019, 15:30 Nga DOSJA
“Thanë se më ra infarkt” Rama ‘thumba’

KURBIN– Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në qytetin e Laçit në Kurbin ku prezantoi kandidaten e tij Majlinda Carën. Ndër të tjera kryeministri thumboi edhe opozitën teksa bëri disa batuta me vendasit.

Ai tha se çfarëdo që thotë opozita për të, i bëhet shëndet, duke rikujtuar lajmin që qarkulloi para disa kohësh në media, se kryeministri Edi Rama kishte pësuar infarkt.

Që kur kam nisur politikën kam dëgjuar nga më të zezat. Kam dëgjuar se më ka rënë infarkt. Por siç e shikoni, pavarësisht se ata e nxorën dhe lajmin, jam në rregull.

Mua çfarë do që thonë ata më bëhet shëndet, për sa kohë gabimet që mund të bëj apo dhe dështimet që mund të kemi nuk janë rezultat i qëllimit për të bërë keq, apo për të futur dorën në xhepin e njerëzve,”– tha Rama ndër të tjera.

(f.m & a.s/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama flet per infarktin rama ne lac edi rama rama flet per infarktin rama ne lac

Sondazh

Poll