Politike

Rama hap fushatën në Kurbin: Opozita pranoi humbjen, Policia nuk ka dhunuar asnjë protetues

3 Qershor 2019, 14:20 Nga DOSJA
Rama hap fushatën në Kurbin: Opozita pranoi humbjen, Policia nuk ka

KURBIN- Kryeministri Edi Rama, ka qenë sot në Kurbin ku ka prezantuar në një takim me strukturat ePS kandidatin për Bashkinë Laç, Majlinda Carën. Ka qenë drejtuesja e Qarkut të Lezhës, Lindita Nikolla që ka mbajtur një fjalë të shkurtër, ku tha se  ata në këto zgjedhje kanë kundërshtar shumë të fortë, pasi sipas saj opozita kërkon të kthejë vendin pas.

Maratonën do ta fitojmë, të gjithë bashkë. Duket sikur nuk ka kundërshtar, por ka kundërshtar të mëdhenj. Duan që ta kthejnë shqipërinë mbrapa. Edi Rama mbështet gratë dhe në Laçi besoi kandidaturës së Mailinda Carës”, u shpreh Nikolla.

Pas Nikollës ka qenë vet Cara që mbajti një fjalë të shkurtër, ku shprehu falanderimet për besimin që mori nga PS për të qenë ajo kandidatja për Bashkinë Lezhë. Më pas ka qenë Rama ai që ka folur para simpatizantëve të PS, ku mes brohorimave ka hedhur akuza për opozitën. Rama tha se  këto zgjedhje janë një betejë e pastër politike pasi janë zgjedhje për të ardhmen e Shqipërisë. Po ashtu Rama ka komentuar dhe dhunën në protestë, ku tha se  qytetarët janë rrahur me njëri-tjetrin.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lindita nikolla majlinda cara pss hap fushaten ne laç zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 edi rama lindita nikolla majlinda cara pss hap fushaten ne laç zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll