Politike

Dhunimi i ish-truprojës së Berishës, Lleshaj nxjerr videon:Blof, si ajo me ‘çadrat pistoletë’ të 2011

3 Qershor 2019, 11:59 Nga DOSJA
Dhunimi i ish-truprojës së Berishës, Lleshaj nxjerr videon:Blof,

Tiranë- Për protestën e djeshme të opozitës ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Ai ka publikuar një video ku shfaqen protestuesit duke u goditur me njëri tjetrin dhe  shprehet se pret një përgjigje publike për akuzat që u bënë kundër policisë.

“Nga frymëzuesit dhe ekzekutuesit e dhunës së mbrëmshme, tashmë duhet një përgjigje publike për insinuatën e akuzave monstruoze kundër Policisë, që rezultuan në një blof të turpshëm, të ngjashëm me atë të “çadrave pistoletë” të 2011-ës.”, shprehet Lleshaj.

Theksojmë se fillimisht ishte Sali Berisha ai që publikoi videon dhe akuzoi policinë që dhunoi qytetarët.  (lexo këtu)

Ish-truproja i dhunuar u shpreh se ishin 5 civilë ata që dhunuan djalin dhe atë dhe dyshon se ishin policë.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dhuna ne protesta sali berisha sander lleshaj dhuna ne protesta sali berisha sander lleshaj

Sondazh

Poll