Politike

Denoncimi i mësuesit: Drejtoria Arsimore na bën presion që të marrim pjesë në mitingun e Ramës

3 Qershor 2019, 15:06 Nga DOSJA
Denoncimi i mësuesit: Drejtoria Arsimore na bën presion që

LAÇ- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vijuar me publikimin e denoncimeve të mbërritura në adresën e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar mesazhin e një mëssuesi digjital, i cili shprehet se mësuesit e Rrethit Kurbin janë nisur me urdhër nga Drejtoria Arsimore për të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Laç.

Sipas denoncimit, mësuesit janë vënë nën presion si nga Drejtoria Arsimore, ashtu edhe nga drejtorët e shkollave.

Postimi i Berishës:

Denoncohet detyrimi per te marre pjese ne antimitingun e Rames ne Laç!

Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

Z.Berisha Ju uroj shendet!Jam nje mesues ne rrethin Kurbin.Dua te denoncoj cpo ndodh sot ketu ne takimin qe Edvin Rama ka ne Lac.Me urdher jemi nisur te gjith mesuesit per ne miting.Presion I papare nga drejtoria arsimore dhe drejtoret e shkollave.Po perjetojme dite terrori.Cpune kane mesuesit,mjeket,policet te marin pjese me detyrim ne miting…!Kur do ndryshoj kjo pun ne Shqiperi se zdurohet me kjo pune?Por kjo esht njera,tjetra eshte qe dhe femijet e shkollave 9-vjecare I kan mbledhur ne Lac se gjoja ka koncerte,ekspozita e konkurse te pallati I kultures,gjithcka qe te jen aty kur te filloj mitingu.Ky vend esht I pa shprese,mesuesi profesioni me krenar te perdhoset keshtu,kjo sdurohet .

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike denoncimi i mësuesit drejtoria arsimore detyron mësuesit të marrin pjesë në mitin edi rama miting në kurbin denoncimi i mësuesit drejtoria arsimore detyron mësuesit të marrin pjesë në mitin edi rama miting në kurbin

Sondazh

Poll