Politike

Zyrtari i Lartë i OSBE-së pritet nga Ruçi: Sukseset e reformave integruese, të pamohueshme

3 Qershor 2019, 11:56 Nga DOSJA
Zyrtari i Lartë i OSBE-së pritet nga Ruçi: Sukseset e reformave

TIRANË- Zyrtari i Lartë i OSBE-së, Miroslav Lajčák u prit sot nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjatë këtij takimi mes dy politikanëve u diskutua mbi situatën e tensionuar politike në Shqipëri, si dhe reformat e ndërmarra, sukseset e të cilave janë njohur tashmë edhe nga ndërkombëtarët.

Protestat janë një mjet demokratik, por ato nuk mund të zëvëndësojnë procesin parlamentar dhe debatin në Parlament. Opozita është zgjedhur për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare. Reformat duhet t’i vazhdoni në mënyrë të pakthyeshme dhe duke bërë kujdes të mos dëmtoni rezultatet e deritanishme. Parlamenti është funksional, ka kuorumin kushtetues dhe shumicat e nevojshme për të punuar normalisht dhe për të marrë vendimet e duhura në të mirë të vendit. Shqipëria nuk është një ishull i izoluar, por pjesë e organizatave ndërkombëtare dhe të gjithë partnerët ndërkombëtare e kanë bërë të qartë se askush nuk ka miratuar e nuk miraton veprimet e opozitës kundër sistemit. Asnjë arsye që ngre opozita nuk është argument për të braktisur mandatet dhe detyrimet parlamentare. Të gjithë ju inkurajojmë të ecni përpara dhe do të vazhdoni të kini mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Miroslav Lajčák.

Ruçi, shpjegoi situatën politike në Shqipëri dhe vuri në dukje se pretendimet e opozitës për ilegjitimitetin e Kuvendit dhe mungesën e hapësirave demokratike për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare, nuk qëndrojnë.

Zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë pasur probleme, por zgjedhjet e vitit 2017 kanë qenë të parat zgjedhje të kontrolluara nga opozita, e cila ishte në bashkëqeverisje; të parat zgjedhje të çertifikuara nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve të opozitës; të parat zgjedhje për të cilat nuk ka pasur asnjë ankesë në Kolegjin Zgjedhor; zgjedhje që u paraprinë nga një fushatë e qetë, më e qeta në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Ndërkohë, opozita, pas ndryshimet të Rregullores së Kuvendit me vullnetin e qartë të shumicës parlamentare, ka gëzuar të gjithë aksesin dhe të gjitha hapësirat për të ushtruar përgjegjësitë e saj parlamentare.”, theksoi Kryetari i Kuvendit, Ruçi.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci kriza politike miroslav lajčák gramoz ruci kriza politike miroslav lajčák

Sondazh

Poll