Politike

Debate te ‘Integrimi’, Hajdari e Gjoni vënë me “shpatulla pas murit” mazhorancën: Ç’po ndodh në Holandë, duam sh

3 Qershor 2019, 10:50 Nga DOSJA
Debate te ‘Integrimi’, Hajdari e Gjoni vënë me

TIRANË-Mbledhja e radhës në Komisionin e Integrimit ka nisur me debate, pas kërkesës që përfaqësuesi i Holandës depozitoi të premten në Komisionin Europian.

Deputetja e PD, Rudina Hajdari, kërkoi nga mazhoranca që të kërkohet pjesëmarrja e ambasadores holandeze në këtë komision.

Hajdari tha se ambasadorja duhet të paraqitet dhe të raportojë me shifra konkrete për rritjen e kriminalitetit shqiptar në Holandë.

Debatet në Komision:

Rudina Hajdari: Ambasadorja holandeze të vijë në komision. Ambasadorja të japë shpjegime për kërkesën e Holandeës. Kërkojmë një raport të detajuar se çfarë po ndodh në Holandë. Duam shifra ekzakte për rritjen e kriminalitetit shqiptar.

Ralf Gjoni: Kërkesa ambasadores t’i bëhet sa më shpejt.

Të premten, më 31 maj, përfaqësuesi i Holandës në KE, Robert de Groot, dorëzoi në këtë komision, kërkesën zyrtare ku i kërkon në emër të Holandës riktimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Letra, drejtuar komisionerit Avramopoulos, i cili tha në Tiranë se në Holandë nuk kishte shkuar asnjë kërkesë. Shkak, për këtë kërkesë është bërë kriminaliteti shqiptar në Holandë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ralf gjoni rikthimi i vizave nga holanda robert de groot rudina hajdari ralf gjoni rikthimi i vizave nga holanda robert de groot rudina hajdari

Sondazh

Poll