Sport

Renato Arapi heq uniformën vesh kostumin

20 Gusht 2021, 10:56 Nga DOSJA
Renato Arapi heq uniformën vesh kostumin

DURRES – Renato Arapi vetëm dy ditë më parë njoftoi mbylljen e karrierës së tij të luajtur si futbollist dhe këtë gjë e bëri me skuadrën e vendlindjes së tij në momenti më të mirë, pasi u shpallën edhe kampion.

Brenda këtyre ditëve ka patur disa lëvizje tek skuadra durrsake dhe pikërisht sot, ata njoftojnë se ish-kapiteni, do të marrë postin e drejtori sportiv, që e mbante deri pak ditë më parë Sulejman Starova.

“Klubi i Futbollit Teuta njofton se ish-mbrojtësi Renato Arapi do të jetë drejtori i ri teknik i klubit. Ish-kapiteni do të marrë këtë detyrë nga sot pas arritjes së marrëveshjesh me presidentin Hasanbelliu.

Pas një eksperience si lojtar i spikatur, ku fitoi gjithçka në Shqipëri, Arapi do vijoj punën në shtëpinë blu tashmë si pjesë e rëndësishme e stafit teknik”,- njofton Teuta
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2021, 09:45

“San Siro” rihapet pas 556 ditësh…

ITALI – Tempujt e futbollit do të rihapen në këtë sezon dhe mjafton kaq për të të mbushur zemrën. Kampionët e Italisë do të kenë mundësinë të debutojnë me...