Sport

“San Siro” rihapet pas 556 ditësh…

20 Gusht 2021, 09:45 Nga DOSJA
“San Siro” rihapet pas 556 ditësh…

ITALI – Tempujt e futbollit do të rihapen në këtë sezon dhe mjafton kaq për të të mbushur zemrën. Kampionët e Italisë do të kenë mundësinë të debutojnë me tifozë në “San Siro”.

Ndoshta do të dëshironin të shihnin 80.000 tifozë të gjithë me fanellën e skuadrës kampione, megjithatë në këtë fillim kampionati do të duhet të kënaqen me 1/3 e kapaciteti, pasi edhe futbolli si cdo gjë tjetër në këtë botë të sotme duhet të adaptohet me kushtet e pandemisë Covid 19.

Për ndeshjen e parë ndaj Genoas pritet të jenë rreth 30 mijë spektatorë në shkallët e stadiumit. Ky nuk është maksimumi në fakt, pasi në bazë të rregullave të reja vendet disponibël në këtë stadium në bazë të kapacitetit janë 37.908 duke përfshirë këtu edhe 2180 vendet e sektorit të skuadrës mike.

Në një tjetër kohë ky stadium ishte i mbushur me 60 mijë tifozë, ishte 12 shkurti i vitit 2020, gjysmëfinalja e Kupës së Italisë kundër Napolit. Në atë kohë nuk njihej Koronavirusi dhe brenda në fushë Conte cmendej sëbashku me Lukakun, por 556 ditë më pas, ajo botë nuk ekziston më.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll