Sport

Liverpooli interesohet për mesfushorin e Interit, zikaltërit gati ti ofrojnë shiritin e kapitenit për ta mbajtur në ekip

20 Gusht 2021, 09:03 Nga DOSJA
Liverpooli interesohet për mesfushorin e Interit, zikaltërit gati ti

ITALIA– Interi rrezikon të humbasë Nicolo Barrellan. Kontrata e mesfushorit me zikaltërit përfundon në vitin 2024 por klubi Italian duhet të bëjë kujdes me Barrellan.

Pas një viti fantastik me Interin ku fitoi kampionatin, mesfushori ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha europiane raporton ‘’Gazzetta Dello Sport’’. Një mes tyre është edhe Liverpooli.

Të kuqtë janë gati ta veshin me ar Barrellan, me mesfushorin i cili për momentin tek Interi përfiton vetëm 2.5 milionë euro në sezon.

Zikaltërit janë të vetëdijshëm për këtë gjë dhe janë të gatshëm të bëjnë përpjekjet e duhura për të mbrojtur lojtarin nga ekipet e tjera të mëdha europiane.

Nga ana tjetër Barella nuk po ushtron asnjë presion duke treguar profesionalizmin e tij. Interi është i gatshëm ti ofrojë mesfushorit edhe shiritin e kapitenit vetëm për ta mbajtur në ekip.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport liverpooli nicolo barrella liverpooli nicolo barrella

Sondazh

Poll