Sport

Ronaldo zbulon prapaskenën e largimit nga Barcelona: Unë rinovova por pesë ditë më vonë…

20 Gusht 2021, 09:53 Nga DOSJA
Ronaldo zbulon prapaskenën e largimit nga Barcelona: Unë rinovova por

Në verën e vitit 1997 Interi transferoi Ronaldo fenomenin nga Barcelona. Por Braziliani tregon se ajo çka u cilësua si goditja më e madhe e merkatos asaj kohe në fakt ishte një ‘’dhuratë’’ nga klubi katalanas.

‘’Unë kisha nënshkruar një rinovim të kontratës në fund të sezonit dhe u largova me ekipin kombëtar të Brazilit. Pesë ditë më vonë drejtuesit e Barcelonës më telefonuan për të më thënë se rinovimi i kontratës ishte anulluar. Zgjedhja nuk ishte kurrë në dorën time. Unë doja të qëndroja’’.-thotë ai.

Sulmuesi e zbuloi këtë prapaskenë në një intervistë për ‘’DAZN’’. Më pas Fenomeni u transferua tek Interi.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ronaldo ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2021, 09:45

“San Siro” rihapet pas 556 ditësh…

ITALI – Tempujt e futbollit do të rihapen në këtë sezon dhe mjafton kaq për të të mbushur zemrën. Kampionët e Italisë do të kenë mundësinë të debutojnë me...