Sport

Dhimbjet në këmbë “mposhtin” Rafael Nadal, spanjolli jep lajmin e keq: Ky vit përfundon për mua

20 Gusht 2021, 12:06 Nga DOSJA
Dhimbjet në këmbë “mposhtin” Rafael Nadal, spanjolli

SPANJË– Viti 2021 ka përfunduar për tenistin Rafael Nadal. Tenisti spanjoll do të humbasë Grand Slam-in e fundit të sezonit, US Open. Me anë të një postimi në Instagram 35-vjeçari bëri të ditur dëmtimin e tij. “Fatkeqësisht më duhet ta mbyll sezonin 2021 këtu – shpjegoi Nadal, i cili humbi Wimbledon, Olimpiadën e Tokios dhe Masters 1000 në Toronto dhe Cincinnati.

 

 

A post shared by Rafa Nadal (@rafaelnadal)

Për një vit kam vuajtur më shumë seç duhet nga një problem i këmbës, më duhet të ndaloj për ca kohë. Pasi diskutova me ekipin dhe familjen time, e mora këtë vendim. Mendoj se është rruga e duhur që duhet ndjekur për t’u përpjekur të riaftësohem sa më mirë.

“Nuk është një dëmtim i ri, është një dëmtim që e kam pasur që nga viti 2005 dhe nuk më ka penguar të vazhdoj karrierën time gjatë gjithë këtyre viteve – shpjegoi spanjolli-

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport nadal tenis nadal tenis

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2021, 09:45

“San Siro” rihapet pas 556 ditësh…

ITALI – Tempujt e futbollit do të rihapen në këtë sezon dhe mjafton kaq për të të mbushur zemrën. Kampionët e Italisë do të kenë mundësinë të debutojnë me...