Sport

CR7 jashtë ‘projektit’ të Juves, menaxheri Mendes po kërkon një ekip të ri

20 Gusht 2021, 08:25 Nga DOSJA

ITALI – E komplikuar, shumë e ndërlikuar. Cristiano Ronaldo nuk është më në qendër të projektit juventin. Ai stërvitet, buzëqesh, por ndërkohë trajneri Allegri provon zgjidhje të tjera, që nuk përfshijnë përdorimin e CR7.

Një verë e çuditshme për sulmuesin portugez, që dëshiron të largohet nga Torino dhe të gjejë një ekip tjetër, por agjenti i tij, i fuqishmi Jorge Mendes, dështon dhe gjithçka mbetet e pezulluar në një lloj harrese.

Cristiano e ka kuptuar se Juventus nuk është ndërtuar rreth tij dhe për këtë arsye ai dëshiron të ndryshojë ajrin, por nuk ka skuadra të gatshme për të marrë përsipër angazhimin e tij yjor.

Paris SG nuk mundet (mund të bëhet vetëm nëse Mbappé largohet për te Real Madrid), Manchester City (të cilit ai i ishte vetofruar) gjithashtu nuk mundet, pasi është përqendruar te të rinjtë. Edhe Real Madridi nuk mundet, pavarësisht thashethemeve të përsëritura dhe mohimeve të mëvonshme të Ancelottit.

Dje, Ronaldo ndoqi një program stërvitor të personalizuar. Më pas ndoqi ndeshjen stërvitore dhe bëri një fotografi me kampionin e MotoGP, Quatararo. Vështirë ta shohësh CR7 në fushë në Udine. Edhe te Juventusi e dinë që menaxhimi i këtij kampioni bëhet më kompleks çdo ditë që kalon.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo jorge mendes juventus manchester city paris sg real madridi trajneri allegri cristiano ronaldo jorge mendes juventus manchester city paris sg real madridi trajneri allegri

Sondazh

Poll