Sport

Pas humbjes së një të afërmi, Graham Potter u bën thirrje lojtarëve të vaksinohen

20 Gusht 2021, 09:39 Nga DOSJA
Pas humbjes së një të afërmi, Graham Potter u bën

ANGLI – Graham Potter, i inkurajoi lojtarët e tij që të vaksinohen kundër Covid-19, pasi humbi një anëtar të familjes së tij nga virusi. Klubet e Premier League premtojnë t’i vaksinojnë lojtarët e tyre deri më 1 tetor.

“Një anëtar i familjes sime, i cili nuk ishte vaksinuar, fatkeqësisht humbi jetën për shkak të sëmundjes,”- tha trajneri i Brighton, para ndeshjes ndaj Watford, të shtunën për ndeshjen e dytë të Premier League. – Ai ishte 48 vjeç, natyrisht jo në të njëjtën moshë me lojtarët, por i ri me dy fëmijë. Eshtë tragjike.”

“Unë këshilloj vaksinimin, sepse nuk dua që dikush tjetër ta kalojë atë,”- shtoi ai. – “Ishte shkatërruese të jetosh dhe të shohësh ngjarje tragjike për familjen. Ishte java e kaluar, për fat të keq. Ishte shpejt, ai reagoi keq ndaj tij dhe u rrëzua shumë shpejt.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport graham potter kundër covid-19 premier league trajneri i brighton watford graham potter kundër covid-19 premier league trajneri i brighton watford

Sondazh

Poll