Sport

“Do të jetë një vit i vështirë”, Zanetti i sinqertë për situatën e Interit: Nuk mund t’i gënjej tifoz

20 Gusht 2021, 10:57 Nga DOSJA
“Do të jetë një vit i vështirë”, Zanetti i

ITALI-Calhanoglu, Dzeko, Dumfries dhe sipas të gjitha gjasave zëvendësuesi i Lukakut pritet të jetë Thuram. Pa harruar rikthimin e Dimarkos. Inter e kupton se vera e nxehtë që shënoi lamtumirën e Contes, Hakimit dhe Lukakut mund të kapërcehet pa pasur nevojë të heqë dorë nga roli i pretendentit shumë serioz për titullin kampion.

Një kampionat që sigurisht do të jetë më i lehtë për tu mbrojtur nëse në dhjetë ditët e fundit të merkatos Marotta dhe Ausilio arrijnë të rindërtojnë skuadrën. Thuram ka anashkaluar të gjithë rivalët, duke e lënë Correan prapa, dhe nëse operacioni duhet të ketë një kosto afër 25 milion (plus bonus), atëherë nuk përjashtohet mundësia për një sulmues tjetër, duke parë dëmtimet e shpeshta të Alexis Sanchez.

Javier Zanetti, flamuri dhe zv.presidenti i Interit është treguar i sinqertë në lidhje me situatën e Interit. “Unë nuk mund t’i gënjej tifozët e Interit. Ndoshta të tjerët e bëjnë, por jo unë: do të jetë një sezon i vështirë dhe i komplikuar ” tha ai.”Kjo duhet thënë se është e drejtë për të gjithë, por gjithashtu duhet thënë se ne do të jemi konkurrues: Inzaghi po punon mirë.

Unë nuk flas shumë dhe mendoj se heshtja ime flet më tepër: shërben për të mbrojtur Interin, për t’u përqëndruar në çështjet në fushë. Më erdhi keq për lamtumirën e Lukakut, ai na dha aq shumë. Ai dhe Dzeko janë të ndryshëm, por Edin është sigurisht një blerje e rëndësishme. Por unë u them një gjë tifozëve: edhe një herë ne do të japim gjithçka për fanellën zikaltër”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport inter javier zanetti inter javier zanetti

Sondazh

Poll

Sport 20 Gusht 2021, 09:45

“San Siro” rihapet pas 556 ditësh…

ITALI – Tempujt e futbollit do të rihapen në këtë sezon dhe mjafton kaq për të të mbushur zemrën. Kampionët e Italisë do të kenë mundësinë të debutojnë me...