Sport

Shumë pranë nënshkrimit me Arsenalin, tifozët ‘’masakrojnë’’ lojtarin në rrjete sociale: Digju në ferr

20 Gusht 2021, 09:31 Nga DOSJA

Aaron Ramsdale është pranë kalimit tek Arsenali. Portieri është shumë afër nënshkrimit të kontratës me ‘’Topcinjtë’’ dhe gjithçka pritet të mbyllet në orët në vijim.

Arsenali pritet të shpenzojë 30 milionë euro për ta marrë 23 vjecarin nga Sheffield United.

Por disa tifozë të Arsenalit duket se nuk janë dakord me këtë transferim.

Disa mbështetës të Arsenalit kanë shpërthyer në ofendime në adresën personale të Ramsdale në rrjetet sociale.

Një tifoz i Arsenalit shkruan: ‘’Digju në ferr, qëndro larg Arsenalit’’. Një tjetër tifoz shkruan: ‘’Shko pirdhu, ne nuk të duam te Arsenali. Do ofendohesh cdo ditë’’.

Kjo nuk është hera e parë që tifozët anglezë ofendojnë lojtarët në rrjetet e tyre sociale, ku rasti më i fundit ishte ai në Euro 2020 ku Rashford, Saka dhe Sancho u përballën me fyerje raciste pasi humbën penalltitë në finale kundër Italisë.

(e.gj/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aaron ramsdale arsenal merkato verore aaron ramsdale arsenal merkato verore

Sondazh

Poll