Sport

Plas skandali! 12 lojtarë përfshihen në orgji dhe dhunë seksuale brenda në stadium, policia nis hetimet

18 Gusht 2021, 15:03 Nga DOSJA
Plas skandali! 12 lojtarë përfshihen në orgji dhe dhunë

NORVEGJI-12 lojtarë të Brann, një ekip norvegjez që në luan në elitë është kryefjala e këtyre ditëve.Policia në fakt po heton një festë me “drita të kuqe” organizuar nga lojtarët në Brann Stadion në Bergen, stadiumi ku skuadra norvegjeze i luan ndeshjet në shtëpi.
“Ne nuk kemi asnjë ankesë, por bazuar në informacionin e marrë dhe hetimet e kryera besojmë se ka një bazë për të verifikuar”, – thonë hetuesit.

Gazeta lokale “Bergensavisen” zbuloi se disa lojtarë të Brann dolën për darkë të hënën, pasi fituan një miqësore dhe u argëtuan në stadium duke pirë alkool me disa vajza. Dënimi i menaxhmentit të klubit është gati, sepse futbollistët akuzohen për shkeljen e rregullave shëndetësore të pandemisë së Covid-19 dhe rregullores së klubit. Megjithatë, ende nuk ka asnjë sanksion.Sidoqoftë, do të kishte një fakt shumë më serioz që ndodhi atë natë: një grua në fakt ka raportuar se ishte përdhunuar gjatë festimeve.

Një femër akuzon: “Një lojtar i Brann më përdhunoi”

Një grua e re shkoi në policinë norvegjeze për të raportuar se ishte sulmuar seksualisht gjatë festës me “drita të kuqe” organizuar nga lojtarët e Brann. Festa seksuale do të zhvillohej si në dhomën e zhveshjes ashtu edhe në fushën e stadiumit. E reja pretendon se një lojtar në ekip ka kryer sulm seksual ndaj saj. Sipas gazetës lokale “Bergens Tidende”, orgjia përfshiu 12 futbollistë dhe 7 vajza, ajo përfundoi vetëm në 5 të mëngjesit.

Emrat e lojtarëve të përfshirë në këtë skandal nuk janë bërë të ditur. Udhëheqja e SK Brann tashmë është pyetur nga policia, e cila po heton rastin. Klubi premtoi të ndihmojë me hetimet. Trajneri Erik Horneland e quajti ngjarjen “të neveritshme” dhe tha se nuk do të ishte as hera e parë: “Ne kemi marrë informacion të ri, i cili e ka komplikuar rastin. Më vjen jashtëzakonisht keq që disa kanë kaq pak respekt për rregullat dhe për atë që ne presin nga lojtarët e këtij klubi”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brann norvegji brann norvegji

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2021, 13:19

HONDURAS– Një ndeshje futbolli në ligën amatore të Hondurasit ka dalë përfundimisht jashtë kontrollit. Në rrjetet sociale, një video është bërë virale në ...