Sport

18 Gusht 2021, 13:19 Nga DOSJA

HONDURAS– Një ndeshje futbolli në ligën amatore të Hondurasit ka dalë përfundimisht jashtë kontrollit. Në rrjetet sociale, një video është bërë virale në të cilën shihet arbitri duke mbajtur një armë zjarri. Sipas disa raporteve, gjyqtari nxori armën e tij për të larguar lojtarët dhe tifozët që kundërshtonin vendimet e tij dhe donin të krijonin kontakte.

Honduras, gjyqtar me pistoletë

Sipas emisionit TN5 të Televicentro, incidenti ndodhi në La Jigua, Copan, në Hondurasin perëndimor. Në video mund të shihet qartë sesi gjyqtari ka një armë në dorë, ndërsa të gjithë fillojnë të largohen prej tij në fillim mes të qeshurave dhe shakave.Pastaj arbitri qëllon në ajër duke bërë që të gjithë të largoheshin.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport futboll honduras futboll honduras

Sondazh

Poll