Sport

Pas Covid-19, flet Calja: “E kalova lehtë, kalova 15 ditë karantinë, duke u stërvitur”

18 Gusht 2021, 13:38 Nga DOSJA
Pas Covid-19, flet Calja: “E kalova lehtë, kalova 15 ditë

TIRANE – Briken Calja, sportisti shqiptar me rezultatin më të lartë në ekipin kombëtar olimpik në Tokio, sapo ka mposhtur edhe koronavirusin, me të cilin u infektua me të mbërritur në Shqipëri. Për “Top-Channel” ai tregon 15 ditët e karantinimit.

“Sapo erdhëm nga Olimpiada, pas 4-5 ditësh rezultova pozitiv me Covid-19. Realisht ne jemi mbrojtur shumë atje, pasi ishim pjesë e garës. Nuk di të them se ku mund ta kem marrë, ndoshta e kemi marrë në aeroport. Unë i kam bërë të dy dozat e vaksinës ‘Pfizer’ dhe realisht e kalova lehtë”.

Megjithatë për një sportist, që është mësuar të stërvitet papushim, si kanë qenë këto 15 ditë karantine?

“Unë kam shtangë në shtëpi dhe nuk është se kam qëndruar pushim fare, sepse i kam marrë të gjitha masat. Nuk mund ta lë stërvitjen për një periudhë kaq të gjatë. Nuk më ka pengur fakti që isha me virus dhe i mora të gjitha masat për t’u stërvitur”.

Cili është plani sportiv i Caljes tani pas Olimpiadës?

“Kam bërë planin për kampionatin botëror, vjen shpejt në muajin nëntor dhe zhvillohet në Peru. Duhet të bëhem gati që tani. Pasi i kaluam edhe këto probleme të fundit dhe jam mirë, besoj nuk ka asnjë lloj problemi të rikthehem në stërvitje”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 15 ditët e karantinimit briken calja covid-19 olimpiada 15 ditët e karantinimit briken calja covid-19 olimpiada

Sondazh

Poll

Sport 18 Gusht 2021, 13:19

HONDURAS– Një ndeshje futbolli në ligën amatore të Hondurasit ka dalë përfundimisht jashtë kontrollit. Në rrjetet sociale, një video është bërë virale në ...