Sport

‘Konflikti fizik’ te Atalanta, Gasperini i përgjigjet Gomezit: “Ai më sulmoi”

18 Gusht 2021, 10:28 Nga DOSJA
‘Konflikti fizik’ te Atalanta, Gasperini i përgjigjet Gomezit:

ITALI – Papu Gomez ‘thërret’ dhe Gasperini ‘i përgjigjet’. Pas intervistës së ashpër, në të cilën argjentinasi shpjegoi arsyet e largimit nga Atalanta, duke akuzuar trajnerin se e sulmoi atë.

Trajneri i zikaltërve të ‘Dea’-s nuk humbi kohë dhe menjëherë iu përgjigj ekskluzivisht te ‘Gazzetta.it’: “Agresioni fizik ishte i tiji, jo i imi. Por arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga Bergamo, është sepse ai nuk respektoi seriozisht pronarët e klubit”.

“Sjellja, – vazhdon Gasperini, – dhe qëndrimet e Gomez, brenda dhe jashtë fushës, ishin bërë të papranueshme për trajnerin dhe shokët e tij të skuadrës. Shpresoj që Gomez të vazhdojë të flasë me paraqitjet e tij, siç bëri te Atalanta”.

Dhe skuadra bergamaske ishte akuzuar nga Gomez gjatë intervistës së tij në ‘La Nacion’: “Njerëzit nuk e dinë se çfarë ndodhi. Unë thjesht po flas për të tani, – ka thënë argjentinasi. – Ai e meriton të vërtetën dhe unë gjithashtu e meritoj atë.

Mendoj se qëllimi i Atalantës ishte që të më fajësonte mua. Shumë njerëz u zemëruan me mua, sepse menduan se doja të largohesha, por kjo nuk është e vërtetë. Eshtë koha që fansat të dinë të vërtetën”.

Argjentinasi Gomez ka rrëfyer gjatë intervistët, se trajneri Gasperini, në dhomën e zhveshjes, në ndeshjen ndaj Midtjylland, ka tentuar ta sulmojë fizikisht mesfushorin. Tani edhe fansat e dinë edhe të vërtetën e largimit edhe nga trajneri. Kë do të besojnë?

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘gazzetta.it’ ‘la nacion’ atalanta gasperini papu gomez trajneri i zikaltërve të ‘dea’-s ‘gazzetta.it’ ‘la nacion’ atalanta gasperini papu gomez trajneri i zikaltërve të ‘dea’-s

Sondazh

Poll